Ne i krijojmë produktet tona me përbërës jo-sintetik, jo-toksik, që gjenden në natyrë. Formulat tona janë komplekse dhe të pasura me lëndë ndihmuese për lëkurën, që ndodhen në përqendrime shumë të larta, për të arritur një rezultat maksimal.

Ne kemi zero tolerancë për testimin në kafshë. Dhe mundohemi të jemi sa më miqësorë me mjedisin, që prej enëve të qelqit deri te paketimet me letër të ricikluar.

Ne nuk blejmë përbërës nga kompani që i testojnë produktet në kafshë. Ne i marrim përbërësit tanë, për të krijuar produktet tona  nga kompani që nuk testojnë asgjë në kafshë dhe nuk kanë në plan për të testuar në kafshë në të ardhmen.

Në këtë mënyrë asnjë nga paratë tona nuk shkon në kompani që testojnë në kafshë.

Rezultate të dukshme! Ky është premtimi i Petalis! Ena që mbani në duar është krijuar me nivelin tonë të standardeve dhe është me kualitetin dhe freskinë më të lartë të mundshme! Ne jemi një kompani e vërtetë e kujdesit për lëkurën.

Ne kemi krijuar produkte për persona që nuk bëjnë kompromis dhe që presin më të mirën dhe kërkojnë rezultate maksimale nga produktet e kujdesit për lëkurën.

Produktet tona jo-toksike nuk do i bëjnë kurrë njerëzit të zgjedhin midis shëndetit dhe rezultatit apo midis natyrores dhe performancës së lartë. Askush nuk duhet të bëjë kompromis me idealet kur vjen fjala për bukurinë.

Pjesa më e madhe e paketimeve tona janë prej qelqi dhe ky është një vendim i bërë në mënyrë të ndërgjegjshme nga kompania jonë. Qelqi është shumë i riciklueshëm dhe mund të ripërdoret herë pas here. Ju lutem ricikloni enët tuaja! Një pjesë e vogël e plastikës që përdoret vjen si domosdoshmëri për funksionin e paketimit.