Inflamacioni i shkaktuar nga dëmtuesit e jashtëm si rrezet UV dhe radikalet e lira mund të çojnë në shkatërrimin e kolagjenit, që është rrjeta mbështetëse e lëkurës. Formulat tona të fuqishme të pasura me lëndë antioksiduese ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtuesit ambjentalë.

 

Stil jetese modern

Dëmtuesit e ambientit të jashtëm mund të ndikojnë në një sërë mënyrash në lëkurën tuaj. Jetesa në qytet bën që lëkura të dëmtohet nga ndotja e ajrit, përpos faktorëve të tjerë dëmtues.

Produktet e pasura me lëndë antioksiduese mund të ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës ndaj ashpërsisë së jetës së përditshme.

Thelbi i një rutine efektive kujdesi për lëkurën është mbajtja e lëkurës të pastruar dhe të hidratuar.

 

Kujdesi për lëkurën

Lëkura e thatë dhe lëkura e dehidratuar nuk janë e njëjta gjë. Lëkura e thatë do të thotë që lëkura ka nevojë për yndyrë, ndërsa dehidratimi do të thotë që ka mungesë uji apo lagështie.

 

Ndryshimi

Ndryshimi i temperaturave si rezultat i ambienteve me ajër të kondicionuar mund të ndryshojë përgjigjen natyrale të lëkurës për t’u vetë-rregulluar.

Nëpërmjet zbatimit të një regjimi kujdesi për lëkurën të mirë-menduar ju mund të krijoni një shtresë mbrojtëse, duke ulur ndikimin e ndryshimeve të menjëhershme në temperaturë dhe mjedis.

 

Ndryshimi i mjedisit

Ndryshimi i stinëve mund të jetë tepër i këndshëm për t’u vëzhguar dhe përjetuar, por njëkohësisht mund të jetë koha për të përvetësuar një regjim të ri të përkujdesit për lëkurën.

Kur moti ndryshon nga muajt më të ftohtë, në ata më të nxehtë, produkte më delikate, por efektive mund të jenë të përshtatshme.

 

Stresi i përditshëm

Stresi mund të ketë një efekt të dëmshëm mbi lëkurën tuaj. Kështu, është e rëndësishme të përshtatni një stil jetese të ekuilibruar, ku të flini dhe qetësoheni mjaftueshëm për t’u përballur me stresin.

Përvetësimi i një rutine të rregullt të kujdesit për lëkurën, ju bën ju që çdo ditë të merrni një farë kohe pushimi për t’u fokusuar tek vetja juaj. Kujdesuni për lëkurën dhe mirëqenien tuaj!