Që prej momentit të ideimit, Petalis nuk ka dashur të devijojë prej misionit për të krijuar një linjë kozmetike që do të ndihmojë lëkurën dhe pamjen tuaj, por pa bërë kompromis me shëndetin. Një brand që do të sjellë produkte të cilat jo vetëm janë me lëndë natyrore dhe jo-toksike, por që japin rezultate më shumë se të tjerat.

Ne besojmë se lëkura e kujtdo mund të përfitojë nga lëndët natyrore të punuara në mënyrë artizanale me dashuri!

Produktet e Petalis janë të pasura, të freskëta, natyralisht ushqyese dhe të fokusuara në hidratim dhe butësi.

NGA NDRYSHOJNË FORMULAT TONA?

Ne kemi më shumë përbërës, në nivele më të larta përqendrimi se kompanitë e tjera. Ne besojmë se kujdesi për lëkurën duhet të kryejë shumë funksione – kështu që do të shihini një listë të gjatë përbërësish që do t’ju japë rezultate marramendëse.

Pjesa më e madhe e kompanive fokusohen në një përbërës të vetëm, sepse është një mënyrë e thjeshtë për të treguar historinë dhe për të shitur produktin. Por, për ne nuk ka përqasje të lehta.

Ne krijojmë formula me shumë përbërës dhe me lëndë që vetë ne duam t’i vendosim në lëkurën tonë!