Hyr

# Type at least 1 character to search # Hit enter to search or ESC to close

Bli

Xhel-krem dite për lëkurë të yndyrshme

2,690.00L

Me Shelg të bardhë dhe vajin e Pemës së çajit

Gjendja: Lëkurë e yndyrshme, që ka nevojë për hidratim, por pa lënë pas mbetje yndyrore.

Zgjidhja: Ky hidratues i lehtë në trajtë xhel-kremi përthithet shpejt dhe nuk e mbingarkon lëkurën. Zhduket tërësisht, duke lënë pas një lëkurë të butë dhe lehtësisht të aromatizuar. Është ideal për t’u përdorur në mëngjes, pas Tonerit zbutës të akneve për lëkurë të yndyrshme dhe poshtë makeup-it apo për të rifreskuar lëkurën gjatë ditës. Aloe Vera ndihmon në hidratimin dhe riparimin e lëkurës, ndërsa ekstrakti i shelgut të bardhë dhe vaji esencial i Pemës së çajit ndihmojnë në balancimin e lëkurës dhe i japin një aromë të lehtë. Tekstura e lehtë kombinon përfitimet hidratuese të xhelit me karakteristikat zbutëse kremit. Kjo formulë vepron si magnet për të ruajtur hidratimin dhe për të zbutur lëkurë përgjatë gjithë ditës.

Ndjesia në lëkurë: E freskët dhe e hidratuar, me një ndjesi përfundimtare jo të yndyrshme.

Tekstura: Xhel-krem me peshë të lehtë

Përbërësit kryesorë: Shelgu i bardhe (acid salicilik), aloe vera, vaji esencial i pemës së çajit, boronicë

Sasia:
SKU: 040606-1-1-1-1-1
Categories: , ,
Tags: ,
Share on:

Vendosni një sasi të kremit në pëllëmbët e duarve dhe ngroheni për të ndihmuar depërtimin e produktit. Masazhojeni në fytyrën dhe qafën e pastër çdo mëngjes. Riaplikojeni sipas nevojës përgjatë ditës.

Shmangni zonën e syve. Vetëm për përdorim të jashtëm.

Të ruhet nën 300C, larg dritës së drejtpërdrejtë dhe lagështisë.

Fillimisht përdorni Tonerin qetësues të akneve për lëkurë të yndryshme që e lë lëkurën të ndihet e pastër dhe e ekuilibruar. Më pas, përdorni Serumin me performancë të lartë për lëkurë të yndyrshme për të balancuar prodhimin e sebumit (yndyrës). Vazhdo rutinën duke përdorur këtë xhel-krem në mëngjes dhe Kremin balancues për fytyrë të yndyrshme në mbrëmje. Për të zbutur zonën e lëkurës rreth syve, përdor Kremin e syve kundër rrathëve të zinj dhe qeskave. Për njollat përdorni Xhelin kundër njollave.

Water/Aqua/Eau, Salix Alba Bark Extract, Aloe Barabadensis Leaf Extract, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Glycerin, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Vaccinium Myrtillus Fruit Extract, Argania Spinosa (Argan) Kernel Oil, Simmondsia chinensis (Jojoba) Seed Oil, Cetyl alcohol, Stearyl alcohol, Ethylhexyl Palmitate, Tocopherol, Malaleuca Alternifolia (Tea Tree) Oil, Benzyl alcohol, Dehydroacetic acid, Fragrance (Parfum).