Hyr

# Type at least 1 character to search # Hit enter to search or ESC to close

Bli

Serum me performancë të lartë për fytyrë të yndyrshme

3,190.00L

Me Trumzë dhe Shelg të bardhë

Gjendja: Lëkurë e yndyrshme, me tendencë akneike

Zgjidhja: Serum i lehtë, balancues, i mbushur me ekstrakte herbale për të ripërtërirë lëkurën tuaj. Është i krijuar me infuze të bimëve të barit mijëfletësh, shelgut të bardhë dhe ekstrakte të kamomilit dhe hamamelisit, të cilat janë përdorur për shekuj të tërë për të ripërtërirë dhe për t’i dhënë jetë lëkurës. Përmirësoni lëkurën e fytyrës me këtë serum të pasur, të mëndafshtë që i jep lëkurës një teksturë kashmiri dhe e mbron nga bota e jashtme.

Ndjesia në lëkurë: E butë dhe e hidratuar

Tekstura: Serum me peshë të lehtë, që përthithet me shpejtësi

Përbërësit kryesorë: Aloe vera, kamomil, hamamelis, livando, trumzë, shelg i bardhë, bar mijëfletësh

Sasia:
SKU: 040606-1-1-1-1-1-1-1
Categories: , ,
Tags: ,
Share on:

Hidh disa pika serum në pëllëmbët e duarve dhe aplikojeni duke e masazhuar në fytyrë dhe qafë. Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje.

Shmangni zonën e syve. Vetëm për përdorim të jashtëm.

Të ruhet nën 300C, larg dritës së drejtpërdrejtë dhe lagështisë.

Përdorni Tonerin qetësues të akneve për lëkurë të yndryshme që trajton prodhimin e tepërt të sebumit (yndyrës) dhe gjithashtu pastron dhe rifreskon lëkurën. Më tej, përdorni këtë serum dhe vazhdoni rutinën duke përdorur Xhel-kremin e ditës për fytyrë të yndyrshme në mëngjes ose në mbrëmje Kremin e natës balancues për fytyrë të yndyrshme. Për të zbutur zonën e syve, përdor Kremin e syve kundër rrathëve të zinj dhe qeskave. Për njollat përdorni Xhelin kundër njollave.

Achillea Millefolium (Yarrow) Water, Water/Aqua/Eau, Salvia Officinalis (Sage) Leaf Water, Salix Alba Bark Extract, Glycerin, Hamamelis Virginiana Leaf Extract, Thymus Serpyllum Leaf Extract, Lavandula Angustifolia Extract, Chamomilla Recutita Extract, Aloe Barabadensis Leaf Extract, Tocopherol, Xanthan Gum, Benzyl alcohol, Dehydroacetic acid, Fragrance (Parfum).